Celebrities Gossip Showbiz

Sikur të mos mjaftonte që falimentoi tani Lady Gaga paditet!

Gruaja që thuhet se gjeti qentë e humbur të yllit të muzikës pop Lady Gaga së fundmi ka paditur këngëtaren për mospërmbushjen e shpërblimit të premtuar prej afro 500 mijë eurosh. Sipas TMZ, Jennifer McBride pohon se Gaga, e bëri të qartë se do të paguante shumën nëse qentë e saj do të ktheheshin pa ndonjë dëmtim.

Këngëtarja e “Stupid Love” shpalli shpërblimin në shkurt të vitit 2021 pasi iu vodhën të vegjlit e saj, Koji dhe Gustav. Sipas TMZ, McBride pretendon se ajo ia ktheu qentë Gagas në stacionin e LAPD më 26 shkurt 2021, vetëm dy ditë pasi u morën. McBride u akuzua më vonë në lidhje me vjedhjen e tyre. Ajo dyshohet se ishte në lidhje me babanë e njërit prej burrave përgjegjës për sulmin ndaj shëtitësit të qenve të Gagas, Ryan Fischer.

Jennifer është duke kërkuar tani më shumë se 500 mijë euro. Rikujtojmë se Fischer po shëtiste tre qentë e Gagas në Los Angeles më 24 shkurt 2021, kur u ndesh nga disa burra, të cilët vodhën dy nga kafshët shtëpiake të fitueses së “Grammy”-t. Fischer më pas u qëllua në gjoks dhe u shtrua në spital. Fatmirësisht ai i mbijetoi plagëve të marra.

Në një intervistë me Gayle King të CBS , Fischer, i cili ishte në një gjendje shumë serioze shëndetësore nga plagët e marra gjatë sulmit, tha se këngëtarja e ka ndihmuar shumë.

Ajo ka qenë një mikeshë për mua. Pasi u sulmova, familja ime u largua dhe unë isha në kujdesin e terapistëve për traumat që kam marrë.

Së fundmi Gaga ka treguar për mediat se pas turneut të saj të dytë thuajse kishte falimentuar, pa e ditur as vetë ajo. Sipas këngëtares së famshme, ajo kishte probleme financiare pas turneut ‘Monsterball’ dhe kishte një borxh prej gati tre milionë dollarësh.