Showbiz

Flet për herë të parë pas sulmit, kujdestari i qenve të Lady Gaga-s!

Kujdestari i qenve të Lady Gaga-s, Ryan Fischer, i cili u qëllua me armë nga dy burra para pak kohësh, thekson se ylli i muzikës pop ka qenë jashtëzakonisht mbështetëse dhe e kujdesshme për shërimin e tij. Në një intervistë me Gayle King të CBS , Fischer, i cili ishte në një gjendje shumë serioze shëndetësore nga plagët e marra gjatë sulmit, tha se këngëtarja e ka ndihmuar shumë. Ai u shpreh se:

Ajo ka qenë një mikeshë për mua. Pasi u sulmova, familja ime u largua dhe unë isha në kujdesin e terapistëve për traumat që kam marrë.

Ryan gjithashtu zbuloi se ai qëndroi në shtëpinë e Gagas për disa muaj më radhë pasi ndihej më i sigurt. Ai gjithashtu tregoi se përse filloi një fondacion “GoFundMe” që i bëri njerëzit të supozojnë se Gaga nuk po ndihmonte aq sa pretendoi. King shpjegoi se Fischer tha se nuk donte të ishte plotësisht i varur nga një person i famshëm.

Ishte një e shtënë e rëndë. Dhe kur u ktheva, sepse më duhej të kthehesha në spital për herë të dytë për të kryer operacionin, njerëzit që i kisha parë atë natë më thanë që ata nuk mendonin se unë do të mbijetoja.

Incidenti ndodhi më 24 Shkurt kur kujdestari po shëtiste bulldogët francezë të Gagas të quajtur Miss Asia, Koji dhe Gustav gjatë natës në Los Angeles. Ai u qëllua në gjoks dhe dy qentë e këngëtares, Koji dhe Gustav, u vodhën. Më pas ai u dërgua me urgjencë në spital ku iu nënshtrua një operacioni dhe fatmirësisht disa ditë më vonë qentë e Lady-t u kthyen të sigurt.

Pesë persona akuzohen lidhur me rastin, tre burra dhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar dhe të gjithë janë deklaruar të pafajshëm. Policia arrestoi James Jackson, 18 vjeç, Jaylin White, 19 vjeç dhe Lafayette Whaley, 27 vjeç. Ata akuzohen për tentim vrasje, komplot për të kryer grabitje dhe grabitje të shkallës së dytë, sipas Zyrës së Prokurorit të Qarkut në Los Angeles.