Celebrities Showbiz

Dënohet me 21 vite burg personi që qëlloi shëtitësin e qenve të Lady Gaga-s!

Një burrë që qëlloi dhe plagosi shëtitësin e qenve të Lady Gaga-s duke i rrëmbyer kështu kafshët e saj shtëpiake, është dënuar me 21 vjet burg. James Howard Jackson pranoi para gjykatës fajin e tij për tentativë vrasjeje.

Ryan Fischer po shëtiste tre bulldogët francezë të këngëtares në shkurt të vitit 2021 kur Jackson e qëlloi atë në gjoks. Fischer tha se ai duhej të hiqte një pjesë të mushkërive të tij pas sulmit.

Ryan i cili mori pjesë në seancën gjyqësore të së hënës u shpreh se ngjarja e rëndë i kishin ndryshuar përgjithmonë jetën. Jackson ishte një nga pesë të dyshuarit, katër prej tyre të identifikuar nga autoritetet si anëtarë të njohur të një bande të arrestuar në lidhje me të shtënat ndaj kujdestarit të qenve të Gaga-s dhe vjedhjen e dy kafshëve të saj shtëpiake më 24 shkurt 2021. Lady Gaga, e cila po xhironte një film në Romë kur i rrëmbyen ato, ofroi një shpërblim prej 500,000 dollarë për këdo që arrinte të sillte në shtëpi qentë e saj të dashur, që i përkasin një race shumë të preferuar nga të famshmit amerikanë.

Rikujtojmë se, në vazhdimin e filmit të “Joker”, dyshja më e fuqishme do të bashkojë sërish forcat. Të enjten, DC publikoi një trailer të ri për filmin e ardhshëm “Joker 2” dhe Lady Gaga konfirmoi pjesëmarrjen e saj në projekt. Variety tha se Lady Gaga u caktua për pjesën e Harley Quinn pas pjesëmarrjes së saj në “House of Gucci”.

Së bashku me kastin, u njoftua edhe titulli i filmit, “Joker: Folie à Deux”. Joaquin Phoenix do të ripërsërisë rolin e tij si Joker pasi fitoi “Oscar”-in për aktorin më të mirë në vitin 2019. Gaga ka filmuar “Cheek to Cheek” me Tony Bennett. Thuhet se filmi është një muzikal, kështu që kasti së bashku me Lady Gaga-n është i përshtatshëm.