Botë e Çuditshme

Spanjë, burri duhet të paguajë ushqimin për qenin pas divorcit!

Gjykata e shkallës së parë në qytetin spanjoll të Vigos miratoi së fundmi vendimin e parë sipas të cilit bashkëshorti duhet të paguajë ushqimin për një kafshë shtëpiake pas divorcit, në përputhje me ligjin e ri. Sipas aktgjykimit, qeni ka mbetur në kujdestarinë e gruas, ndërsa ish-bashkëshorti i saj do të paguajë 40 euro në muaj, si dhe gjysmën e shumës për shpenzime emergjente dhe veterinare.

Në vitin 2020, Parlamenti spanjoll miratoi Ligjin për Rregullimin Ligjor të Kafshëve, i cili i njeh kafshët shtëpiake si qenie të gjalla dhe jo si objekte. Me fjalë të tjera, kafshët janë kështu të domosdoshme në krijimin e marrëveshjeve financiare pas divorcit. Ky rast është precedent në mënyrën sesi shikohen dhe trajtohen kafshët shtëpiake në mosmarrëveshjet ligjore, çka paraqet një hap progresiv drejt njohjes së përgjegjësisë emocionale dhe praktike të pronarëve të kafshëve shtëpiake.

Ndërkaq, ne e dimë se miqtë tanë katërputroshë mund t’i kuptojnë shprehjet e njerëzve, mund të shfaqin xhelozi, etj. Shkenca ka zbuluar së fundmi se qentë mund ta dallojnë personin e mirë nga personi i keq. Dhe pasi e bëjnë këtë dallim, ata sillen ndryshe me dy personat. Veç kësaj, hulumtimet sugjerojnë se qentë janë të aftë të nxjerrin konkludime për besueshmërinë e një personi varësisht nga përvoja.

Këtë aftësi, qentë e përdorin për ta përshtatur sjelljen e tyre dhe për të parashikuar se çfarë mund të bëjë dikush në situatat e ardhshme. Autori i këtij studimi, Akiko Takaoka, për BBC ka deklaruar se qentë kanë një inteligjencë më të sofistikuar se ç’kemi menduar më parë. Edhe pse qenit tuaj mund të jenë duke i rënë energjitë, me një trajtim veterinar të rregullt, kujdes dhe ushqim të përshtatshëm, ai mundet ende të bëjë një jetë të lumtur e të shëndetshme.