Bota Music

Studimi: Muzika rrit performancën e kirurgëve në sallën e operacionit!

Për duart e qëndrueshme të kirurgut nevojitet një muzikë e mirë në sallën e operacionit. Sipas një studimi të ri të publikuar, jo vetëm që rrit performancën e kirurgut dëgjimi i muzikës por dhe lloji i saj, ku zhanri i rokut të fortë ka ndikimin më të mirë.

Studimi i bërë nga shkencëtarët e Universitetit gjerman të Heidelberg kanë testuar kirurgë gjatë një procedurë laparoskopike, duke dëgjuar hitet e grupit AC/DC dhe rezultatet treguan se hard rock ka një ndikim të madh qoftë në saktësi dhe në shpejtësinë e punës së kirurgut, veçanërisht kur luhet me zë të lartë.

Dr.Timothy Pavvlik, kirurg onkolog në Universitetin shtetëror të Ohio thotë se dëgjon lloje të ndryshme rrymash në sallën e operacionit duke e konsideruar si një terapi të mirë jo vetëm për doktorët, por dhe pacientët. Epo nëse së shpejti keni të planifikuar një ndërhyrje kirurgjikale duhet t’i kërkoni kirurgut tuaj të ngrejë volumin e muzikës rock në sallën e operimit.

Sjellim në vëmendje se një djalë brazilian që ka lindur me dy penise i është nënshtruar operacionit për të hequr organin më të madh. Sipas mjekëve, rasti ndodh 1 në 5 milionë dhe është pasojë e një defekti të lindur. Mjekët në Universitetin Federal të Sao Paulos, fillimisht po planifikonin të hiqnin penisin e djathtë të dyvjeçarit, i cili ishte më i vogël. Por plani u ndërpre, pasi nëna e tij tha se vogëlushi urinonte vetëm nga më i vogli.