Celebrities Gossip Music Pardon My French Showbiz

“Tallava në hip-hop…”/Faton Shoshi zbulon gjithçka për rikthimin e tij, raportin me Era Istrefin dhe muzikën që po dëgjojmë!

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë Faton Shoshi. Kujtojmë se ai ka qenë menaxher i Ledrit për vite me radhë dhe më pas i dhanë fund bashkëpunimit, ndonëse mbetën miq. Në tetor të vitit 2023, në një intervistë konfirmoi se ka marrë sërish Ledrin në menaxhim.

Si ka qenë për Fatonin rikthimi në muzikë?

Doja të largohesha pak nga muzika, të pushoja pak dhe të rimerrja veten. Pasi çdo njeri e shpenzon vetveten duke u marrë gjatë gjithë kohës me muzikë. Vendosa të tërhiqem dhe të rikthehem më ‘fresh’, me ide më të reja. 

Ishte Ledri arsyeja e rikthimit të tij? Si u vendos të riniste bashkëpunimi mes jush?

Unë Ledrit i tregova që kam një interesim të kthehem, Ledri është personi i parë që më ka futur në muzikë mua. Vendosa që me Ledrin të rikthehem prapë. Pa Ledrin më duket pak vetja bosh, është një artist shumë i mirë dhe unë e respektoj shumë. 

Aktualisht a është ai duke punuar me personazhe të tjerë? Ka marrë Fatoni një tjetër artist në menaxhim së fundmi?

E lëmë pak sekret. Ka personazhe, artistë të rinj që janë shumë të mirë. Jam duke e marrë veten, jam duke u kthyer njëherë me Ledrin, të marr veten të vazhdoj me artistë të tjerë të rinj që kanë për të qenë artistë më të mirë në të ardhmen.

Kush është artisti që e ka surprizuar dhe ai që e ka zhgënjyer më shumë ose që nuk ka dhënë maksimumin e tij?

Fatkqësisht pak muzika ka marrë një lloj stili që unë për vete nuk e pëlqej aq shumë. Unë mendoj që ta ndryshojmë muzikën ta bëjmë ashtu si ka qenë më parë dhe të vazhdojnë të na kopjojnë të gjitha shtetet e Ballkanit. Të mos bëjmë një muzikë tallava dhe të jemi tallava në hip-hop, gjithçka të jetë tallava. Unë jam kundër asaj. Në qoftë se do e shesim ndërkombëtarisht një artist duhet të ketë vlera dhe që të ketë çfarë t’ju japë edhe tregut ndërkombëtar që muzika shqiptare të mund të depërtojë në të gjithë botën. Për këtë arsye unë jam rikthyer sepse nuk rikthehem vetëm për tregun shqiptar. Duhet të kesh edhe pak fat. 

Në lidhje me raportin që ai ka me Era Istrefin tani, menaxheri ka zbuluar se:

Unë nuk e di me Erën kur i kemi ndarë rrugët ajo ka vazhduar karrierën e saj dhe e vlerësoj shumë si artiste. Është një artiste shumë e mirë edhe mendoj që ka potencial për të shkuar prapë ndërkombëtarisht. Për gjërat të tjera nuk e di, e kam shoqe prapë, është shumë vajzë e mirë por nuk e di çfarë bën me karrierën, nuk e kam në menaxhim dhe nuk më intereson.