Lifestyle Tech

Tanimë është e mundur të shijoni botën virtuale të Facebook!

Platforma Meta, në pronësi të së cilës është dhe Facebook, ka hapur së fundmi dyqanin e parë fizik, duke u dhënë klientëve dhe stafit mundësinë që të shohin dhe të shijojnë një realitet virtual dhe pajisjet e saj për realizimin e telefonatave me video. Dyqani është hapur në kampusin kryesor të Meta-s “Reality Labs” në qytetin Burlingame në Sillicon Valley.

Dyqani ka produkte që kompania synon të shesë, përfshirë syzet “smart” Ray Ban, pajisje për videocall dhe kufjet Oculus VR. Thomas Kobayashi, inxhinier softuerësh thotë se:

Kjo do të jetë ndërtesa e parë si ‘Apple Store’. Kjo është histori dhe ne jemi klientët e parë. Jam shumë i lumtur për këtë dhe shumë krenar.

Hapja e dyqanit nisi me prerjen e shiritit në derën kryesore teksa në radhë ishin 25 persona. Organizatorët lejonin 20 njerëz njëkohësisht dhe në hapje një pjesë ishin punonjës të Meta. Hapja e dyqanit Meta e bën të prekshme atë që është kryesisht një biznes teorik i së ardhmes për kompaninë më të madhe në botë të mediave sociale, e cila ka investuar shumë në realitetin virtual për të ndërtuar Metaverse, një term i përdorur për të përshkruar fjalët gjithëpërfshirës, të përbashkët, hapësirë virtuale.

Shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg thotë se Metaverse mund të jetë platforma e ardhshme e madhe kompjuterike në botë. Martin Gilliard, drejtuesi i dyqanit Meta tha se është i lumtur që produktet e tyre po pëlqehen.

Unë e shoh këtë si një evolucion të asaj që ne po vazhdojmë të bëhemi. Nëse mendojmë për kalimin e internetit nga një kompjuter në celular, ajo që shohim tani është krijimi i përvojës me Metaverse dhe ne kemi ndërtuar produktet që ndihmojnë njerëzit ta shfrytëzojnë në maksimum.

Metaverse ka ndryshuar realitetin e botës së teknologjisë por në të njejtën kohë ka shkaktuar padurim dhe frikë. Pas ankesës së menaxheres të Facebook-ut për abuzimin seksual të avatarit të saj, ka pasur edhe raste të tjera, si vrasjet. “Vrasja” në Metaverse nuk do të dënohet me 25 vite burg por mund të përbëjë krim, sipas disa avokatëve. ‘New York Post’ raporton se një çeshtje e tillë mund të ndiqej penalisht. Ndërkaq, 350 milionë njerëz banojnë tashmë në Metaverse, 43 botë digjitale që ekzistojnë aktualisht.