Celebrities Film & Tv Music

Taylor Swift befason të gjithë të ftuarit në premierën e “All Too Well”!

Këngëtarja bukuroshe Taylor Swift gjithmonë zgjedh që t’i surprizojë fansat e saj. Nuk kishte si të ndodhte edhe këtë 31-vjeçarja zgjodhi që të ndante një moment shumë të rrallë dghe të veçantë me fansat e saj. Tekstshkruesja e befasoi dhe e mahniti të gjithë publikun e pranishëm në një kinema ‘AMC” në qytetin e Nju Jorkut, kur pas shfaqjes së parë të filmit të saj më të ri “All Too Well”, ajo performoi një nga pjesët audio e versionit 10-minutësh të sapo publikuar për herë të parë.

Kur përfundoi filmi i shkurtër 13-minutësh, Swift u shkëput nga grupi me yjet e famshëm me të cilët po qëndronte, Dylan O’Brien dhe Sadie Sink, ajo i falënderoi për përfshirjen e tyre në këtë super projekt. Pasi u ngjit në skenë krijuesja e hitit ‘Blank Space’ hoqi unazat mori një kitarë dhe u afrua tek mikrofoni duke thënë se:

Në rregull, pra, padyshim që mund të këndosh nëse dëshiron. Unë e mirëpres. Vazhdojmë. A duhet të fillojmë menjëherë?

Premiera e filmit të shkurtër dhe performanca surprizë erdhën disa orë pasi Swift lançoi edhe rikrijimin e albumit të saj ‘Red’ (Versioni Taylor). Albumin e dytë që ajo e ka ri-regjistruar dhe ripublikuar pas një grindjeje publike për përkatësinë e tij me kundërshtarin Scooter Braun dhe Scott Borchetta. Përpara shfaqjes, Swift foli për mënyrën sesi “All Too Well” ka marrë një kuptim të ri për të që kur u publikua fillimisht në vitin 2012.

Brenda pak orëve nga publikimi, “Red” (Versioni Taylor) u ngjit në krye të kualifikimit të albumeve të iTunes në SHBA dhe videot individuale të teksteve për disa nga këngët, duke përfshirë një version 10 minuta të “All Too Well”, kishin arritur qindra mijëra shikime në YouTube. “Red” (Taylor’s Version) është albumi i dytë i ri-regjistruar në fushatën e Swift për të rimarrë kontrollin e katalogut të saj.