Celebrities Music Showbiz

Taylor Swift thyen rekorde në Spotify me albumin e saj të ri!

Ashtu siç kishte planifikuar, Taylor ka publikuar së fundmi një version të ri-regjistruar të albumit të saj hit të vitit 2012, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të rimarrë kontrollin mbi materialin e saj, pasi të drejtat u fituan në mënyrë të diskutueshme dhe më vonë u shitën nga Skuter Braun pa pëlqimin e saj. Brenda pak orëve nga publikimi, “Red” (Versioni Taylor) u ngjit në krye të kualifikimit të albumeve të iTunes në SHBA dhe videot individuale të teksteve për disa nga këngët, duke përfshirë një version 10 minuta të “All Too Well”, kishin arritur qindra mijëra shikime në YouTube.

Tashmë ky album korri suksese të mëdha që në ditën e parë të publikimit edhe në platformën Spotify, duke thyer rekorde. “Red” (Versioni Taylor) u bë albumi më i transmetuar në një ditë nga një artiste femër, me më shumë se 90.8 milionë transmetime globale. Këtë gjë e konfirmoi vetë kompania Spotify për Billboard.

Me këtë arritje, Swift kalon rekordin e saj të mbajtur më parë me albumin e vitit 2020 “Folklore”, i cili në ditën e tij të parë kishte 80.6 milionë transmetime. Gjithashtu, me publikimin e “Red” (Versioni Taylor) ditën e premte, Swift u bë artistja më e transmetuar në një ditë në historinë e Spotify, me më shumë se 122.9 milionë transmetime. Swift aktualisht ka mbi 47 milionë dëgjues mujor në Spotify.

Rikujtojmë se, tekstshkruesja e befasoi dhe e mahniti të gjithë publikun e pranishëm në një kinema ‘AMC” në qytetin e Nju Jorkut, kur pas shfaqjes së parë të filmit të saj më të ri “All Too Well”, ajo performoi një nga pjesët audio e versionit 10-minutësh të sapo publikuar për herë të parë. Kur përfundoi filmi i shkurtër 13-minutësh, Swift u shkëput nga grupi me yjet e famshëm me të cilët po qëndronte, Dylan O’Brien dhe Sadie Sink, ajo i falënderoi për përfshirjen e tyre në këtë super projekt. Premiera e filmit të shkurtër dhe performanca surprizë erdhën disa orë pasi Swift lançoi edhe rikrijimin e albumit të saj “Red” (Versioni Taylor).