Celebrities Gossip

Të gjitha gjërat që nuk i dinit për Mark Zuckerberg!

Mark Zuckerberg, themelues i Facebook, para pak ditësh ka mbushur 37-vjeç. Analistët besojnë që Zuckerberg në një moment do të jetë personi më i pasur në botë. Deri atëherë, pasuria e tij vlerësohet të jetë 110 miliardë dollarë. Si student kur filloi Facebook-un, Mark Zuckerberg as në ëndrrat e tij nuk ka mundur të mendoj që si 37-vjeçar do ta drejtojë kompaninë, vlera e të cilës kap shumën e miliarda dollarëve.

Për Zuckerberg-un, njërin nga njerëzit më të pasur në botë, analistët konsiderojnë që ekziston mundësia që ai në një të ardhme të afërt të jetë edhe më i pasur, për faktin që ndikim të madh ka në nivel global Facebook, Instagrami dhe WhatsApp.

Gjatë viteve për Zuckerberg-un janë publikuar artikuj të ndryshëm, madje është realizuar një film për të por disa detaje janë të panjohura. Këto janë disa nga gjërat interesante për shefin e Facebook, që web-faqja “Zimo” i ka përmbledhur.

1.Ngjyra e Facebook është e kaltër pasi Zuckerberg është daltonist. Ai nuk i dallon nuancat e ngjyrës së kuqe dhe të gjelbër por dallon të kaltrën e pikërisht për këtë arsye dominon kjo ngjyrë në rrjetin e tij social.

2.Mark njihet për sfidat e tij vjetore. Zuckerberg çdo vit i ka dhënë vetes nga një detyrë që do të duhej ta implementonte gjatë vitit.

3.Një prej sfidave ishte që çdo javë të lexojë nga një libër.

4.Pas krizës së madhe ekonomike të vitit 2009, i dha vetes një mision interesant, vendosi të mbajë kravatë çdo ditë. Me këtë lëvizje ka dashur që të gjithëve në Facebook por edhe jashtë kompanisë, t’i tregojë se është bërë mjaft serioz dhe se mund të drejtojë kompaninë e madhe edhe në momentet e vështira. Ai pati thënë në një intervistë se:

Kravata ime është simbol se sa serioz dhe i rëndësishëm është ky vit.

Gjatë një konference të organizuar vite më parë, Zuckerberg i është përgjigjur pyetjeve të vizitorëve duke shpjeguar se pse gjithmonë i vesh rrobat e njëjta. Me këtë rast ai shpjegoi se nuk dëshiron të shpenzojë energji në gjëra të parëndësishme.

Në rini, Zuckerberg kishte dy nofka interesante, si i vogël e ëma e thërriste Princley, kurse në Harvard mori nofkën Slayer. Si 12-vjeçar zhvilloi “ZuckNet”, platformën e komunikimit për ordinancën e babait që punonte si dentist, e që për të biseduar e përdornin edhe anëtarët e tjerë të familjes.