Lancio Music

The Weeknd thyen një super rekord!

Pas vëmendjes që mori në transformimin e tij në këngën e fundit “Save your tears”, këngëtari i njohur, The Weeknd ka dhënë një lajm të bukur. Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye së fundmi ka hyrë në historinë e platformës digjitale Spotify me këngën “Blinding Lights”, e cila ka qëndruar në “Top 10” për një vit të plotë.

Lajmin e bukur e ka shpërndarë vet artisti në Instastoryn e tij.

Së fundmi, këngëtari ka publikuar videon promovuese të performancës së tij në ‘Super Bowl LV’, ku u shfaq me pamjen e tij natyrale.