Fashion

Trendi më i ri i verës, sjell rehatinë pranë jush!

Janë të pakta këpucët, të cilat mund të krahasohen apo konkurrojnë me atletet e bardha klasike.

Këtë verë, atletet e bardha nuk do t’ju lënë në baltë në asnjë moment.
Nëse dikur ato ishin një zgjedhje e thjeshtë, tashmë përdoren edhe nëpër sfilata e revistat më të mëdha të modës, si dhe sugjerohen të vishen me çdo lloj stili.

Ndoshta është faji i pandemisë, por takat e larta janë zëvendësuar me atletet e rehatshme, të cilat kombinohen shumnë thjeshtë me çdo veshje për çdo rast.
Në një sfilatë të ‘Celine’s‘, fustanet e bukura plot shkëlqim, janë kombinuar me disa atlete të bardha.

Edhe emra të tjerë të njohur të botës së modës, e kanë përqafuar këtë trend të ri, si Roger Vivier apo Louis Vuitton. Nuk ka kombinim më të mirë se një fustan i lehtë veror me një palë atlete të bardha klasike ‘Nike‘.

Bëni kujdes! Siguroni që atletet tuaja të jenë sa më të rehatshme dhe me shumë mundësi do t’i gjeni në këtë katalog!

Coverse
Celine
Prada
Isabel Marant
Louis Vuitton

 

Adidas
Balenciaga
Gucci