Celebrities Gossip Showbiz

“U ke ngritur vajzave batanijen…”, Romeo debaton ashpër me Liamin!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Një debat ka ndodhur mëngjesin e sotëm në oborr mes Romeos dhe Liamit. Teksa Liami ka qenë duke bërë vrap rreth pishinës, Romeo e ka ngacmuar duke i thënë se nuk di të bëjë asgjë tjetër vetëm të ngacmojë vajzat nga batanije, gjë e cila ngriti një debat mes tyre.

 

Romeo: Kur nuk ke fuqi mos u merr me këto lojëra

Liam: Pse?

Romeo: Se janë lojëra të pista.

Liam: E kujt është kjo ideja?

Romeo: Të është ngritur batanija, të është vënë çarku poshtë, ça të është bërë?

Liam: E kujt është kjo ide?

Romeo: A i ke ngritur tjetrës batanijen?

Liam: Ta thashë i ngre batanijen për ti vendosur çark lepujsh, jo minjsh

Romeo: Sa i shpifur je

Disa ditë më parë Roza ka treguar se ka abortuar një fëmijë, vendim i cili ishte shumë i vështirë për të dhe e ka përjetuar shumë keq. Ditën e djeshme Roza ka folur përsëri për këtë çështje, por këtë herë për ish-partnerin e saj.