Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Sport

UEFA hap hetim për ngjarjet e ndodhura në finalen e “Euro 2020”-ës!

UEFA ka nisur procedurë disiplinore për ngjarjet rreth finales së “Euro 2020”, duke përfshirë edhe veprimet e tifozëve të Anglisë brenda dhe rreth stadiumit “Wembley”. Tifozët janë rrahur me pjesëtarët e sigurimit dhe policët, ndërsa janë përpjekur të hyjnë brenda stadiumit ditën e ndeshjes.

Shefi ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Anglisë, Mark Bullingham u ka kërkuar falje tifozëve legjitim që ishin të prekur nga rrëmuja dhe ka thënë se ekipi i sigurisë nuk ka parë asnjëherë një gjë të tillë. FA ngarkohet me katër akuza për sjelljet e tifozëve në finalen e së dielës. Ato kanë të bëjnë me shqetësimet e shkaktuar gjatë intonimit të himnit, hyrjen në fushë, hedhjen e objekteve dhe ndezjen e një fishekzjarri.

Ndërkaq, UEFA ka njoftuar se:

Një inspektor i etikës dhe i disiplinës është caktuar të kryej një hetim disiplinor për ngjarjet që përfshinë përkrahës të cilët ishin brenda dhe rreth stadiumit.

Rikujtojmë, se Italia u shpall kampione e Evropës. Ekipi kombëtar i Mancini-t, pas fitores me penallti kundër Anglisë në Wembley, u kthye në Itali gjatë natës për të shijuar përqafimin e vendit të tyre dhe për marrë mirënjohjet e merituara.

Të kaltrit fillimisht u pritën nga Presidenti Mattarella dhe më pas nga Kryeministri Draghi dhe e mbyllën festën me një paradë në autobusin e hapur nëpër rrugët e Romës në mes të një turme delirante.

Së fundmi, tifozët e Anglisë kanë kërkuar përmes një peticioni që UEFA të rikthejë finalen e “Euro 2020” pas sfidës tronditëse të Giorgio Chiellinit ndaj Bukayo Sakas. Lojtarët e Gareth Southgate u mundën nga Italia gjatë një ekzekutimi penalltish në Wembley ditën e dielë.

Ju rikujtojmë gjithashtu se janë 5 italianët e përzgjedhur nga UEFA në 11-shen më të mirë të Euro 2020. Kampionët e rinj të Europës përfaqësohen me numrin më të lartë të lojtarëve në formacionin e rreshtuar me modulin 4-3-3.