Art & Kulturë

Ukraina shpallet fituese e Eurovizion 2022, votat e publikut e çuan në vend të parë

Ukraina është shpallur fituese e “Eurovizion Song Contest 2022” me 631 vota. Grupi Kalush Orchestra me këngën “Stefania” arritën të fitonin me votat e publikut, duke lënë në vend të dytë Britaninë e Madhe.

Gara mes dy vendeve ishte e fortë pasi Britania doli e para me votat e jurisë së 40 shteteve pjesëmarrëse.

Në vend të tretë u rendit Spanja, e ndjekur nga Suedia, Serbia dhe Italia.

Në vend të fundit u rendit Gjermania, e cila mori vetëm gjashtë vota nga publiku dhe zero nga juria. Kjo e fundit vlerësoi me zero pikë edhe Zvicrën.

Fitorja vjen si një mesazh i fortë solidariteti dhe paqeje për Ukrainën, që shkon përtej muzikës dhe konkurrencës.

Ukraina mori votat maksimale duke lënë pas Britaninë e Madhe dhe Spanjën në vend të tretë.

Thirrjen për të mbështetur Ukrainën e bëri një natë më parë edhe presidenti Volodymyr Zelenskyy duke kërkuar fitoren e këngës “Stefania” si një mbështetje për rezistencën e popullit të tij ndaj agresionit rus.

Mbrëmja e natës finale të Eurovision u hap me një mesazh kundër luftës ku qindra muzikantë kënduan “Give Peace A Chance” në qendër të Torinos, që i refehohet luftës në Ukrainë.

Shqipëria u përfaqësua në Eurosong me Ronela Hajatin me këngën “Sekret” që mori shumë kritika për muzikën, tekstin dhe performancën, duke mos arritur të kapë finalen e kompeticionit më të madh europian