Celebrities Gossip Showbiz

Valdrin Sahiti vesh Beyonce-n si Elvana Gjata?

Valdrin Sahiti ka spikatur me kreativitetin e tij dhe suksesi i stilistit brenda kufijve është i padiskutueshëm, por duket se nuk ka të ndalur as jashtë kufijve. Dhe po flasim për emra shumë të njohur, si Beyonce, Yung Miami, Winnie Harlow, Kylie Jenner, Paris Hilton, Nicole Scherzinger në evente shumë të rëndësishme.

Nuk është hera e parë që Valdrini ka krijuar veshjen për këngëtaren me famë botërore, Beyonce, por këtë herë një tjetër detaj ka marrë vëmendjen. Veshja që Valdrini ka krijuar për një nga daljet publike së fundmi të Beyonce është e ngjashme me një veshje që Valdrini ka krijuar më parë për këngëtaren Elvana Gjata. Ndjekësit e kanë kuptuar menjëherë ngjashmërinë dhe kanë krahasuar veshjet e dy këngëtareve në rrjete sociale.

Mes shumë sukseseve Valdrini ka arritur edhe një tjetër së fundmi, pasi në premierën e shumëpritur të “The Little Mermaid”  (Sirena e Vogël) në Dinsey, aktorja kryesore, e cila luan rolin e Ariel ka zgjedhur që të vishet nga stilisti.