Celebrities Music Showbiz

Vesa Luma jep lajmin e bukur të rikthimit: “Jam gati të ndaj me ju…”

Vesa Luma është padiskutim një ndër këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, e cila ka rrëmbyer zemrat e tyre që me fillimet e saj në “Ethet e se Premtes”. Pjesëmarrja e saj në “Top Fest” krijoi padiskutim një afeksion të madh në mbarë Shqiptarinë me këngën e saj, “Luaj”, e cila ende vijon të dëgjohet nga publiku shqiptar.

Pas një mungese të gjatë në skenën shqiptare, për shkak se viteve të fundit ajo ka jetuar në Zelandën e Re, së fundmi, Vesa ka dhënë lajmin e bukur për të gjithë fansat e saj, se do të rikthehet me një koncert recital, aty ku nisi edhe karriera e saj.

Të dashurit e mi. Mes shumë emocionesh të përziera, më në fund jam gati të ndaj me ju të gjithë energjinë e akumuluar përmes një Koncerti Recital rikthimi, pikërisht nga vendi ku nisi rrugëtimi im muzikor, ku u takuam 20 vjet më parë, në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë. T’ju them si ndihem, nuk e di ende si ta përshkruaj sepse normalisht janë ndjenja të përziera…(shto faktin që nuk dua ta pranoj që kanë kaluar 20 vjet nga Ethet) por si fillim, jam shumë falenderuese dhe shumë mirënjohëse Bashkisë së Tiranës, që i besoi ekipit tim këtë projekt që tashmë na vë para përgjegjësisë së madhe, që në datën 11 SHKURT, në ditën kur Tirana është shpallur kryeqytet, ta festojmë me një koncert që do t’ju bëjë të këndoni, kërceni, të qani e të qeshni, këtë ua premtoj. Shumë shpejt do t’ju njoftojmë për detajet e biletave por si fillim, mbani shënim datën. Meziiii po pres. “Pike Vese”, 11 SHKURT 2024, ora 19:00, Teatri i Operas dhe Baletit, Tiranë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)