Fashion

Zara rikthen në trend këtë pranverë këto ngjyra!

Pranvera është gjithmonë një kohë kur ne veshim ngjyra të çelura e plot ndriçim, pasi kemi muaj të veshur me të zeza apo kafe. Në këtë pikë, këto ngjyra ndiehen pak të tepërta pasi moti i ngrohtë po afron dhe ne na duhet të ndërrojmë garberobën për ta pasuruar atë me veshje të reja, plot stil e ngjyra.

Ky sezon i ri pranverë-verë është një det me ngjyra të ndezura, ku më e spikatura është ngjyra rozë me nuancat e saj. Zara dhe seksioni i ri në të është i mbushur me ngjyrën rozë të ndritshme nga bluzat e deri te xhinset. Sidoqoftë kjo nuk është ngjyra e vetme që marka po mbështetet tani, pasi ka edhe një gamë të gjerë ngjyrash të tjera, të këndshme e plot stil.

Ndërkaq, duke qenë se koha po ngrohet, ditët po zgjaten dhe dalëngadalë po largohemi gjithnjë e më shumë nga kombinimi uniforme pallto+streçe, po afrohemi drejt xhaketave të pranverës.

Njihuni me 4 ngjyrat më trend-i në koleksionin e Zara-s:

Nuancat e gjelbra

Rozë e ndritshme

Portokalli

Bezhë