Celebrities Gossip Showbiz

Zbulohen detaje tronditëse nga gjyqi i Johnny Depp përballë ish-bashkëshortes!

Telashet me ish-bashkëshorten nuk kanë fund për yllin e kinemasë hollivudiane, Johnny Depp. Ai u përball sërish në gjyq me ish-partneren e tij, Amber Heard të cilën e akuzon për shpifje. Në qendër të akuzës është një shkrim për dhunën në familje që ajo publikoi në vitin 2018.

58-vjeçari kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim prej saj, për prishje të imazhit, pasi pretendon se në shkrim ka shpifur kur ka thënë se Depp e dhunonte fizikisht gjatë martesës. Ndërkaq, gjatë seancës gjyqësore, avokatja e Amber Heard, Elaine Bredehoft, zbuloi një mesazh të shkëmbyer midis Depp dhe mikut të tij Baruch në tetor 2016. Mesazhi i cili u lexua në gjykatë ishte ky:

Shpresoj që kufoma e Amberit po dekompozohet në bagazhin e ndonjë Honda! 

Shoku i Depp, mik fëmijërie, dëshmoi në gjyq dhe e pranoi marrjen e këtij mesazhi. Shoku që jetoi disa kohë në shtëpinë e Depp tha se ata ishin një çift në harmoni. Ndërkaq, ai me deklaratën e tij shkaktoi të qeshura në sallë:

I kam parë vetëm dy herë të zihen. Edhe Amber ishte shumë e dashur. Më ofronte për të ngrënë. Vetëm një herë nuk më ofroi sepse po vinte maskën për fytyrën e saj të bukur.

Sjellim në vëmendje se aktori i njohur Ioan Gruffudd ka marrë së fundmi urdhër mbrojtje për dhunë nga ish bashkëshortja e tij, aktorja Alice Evans. Në dokumentet e siguruara nga ‘People’, aktori ka kërkuar që Alice të rrijë 100 metra larg tij dhe partneres Bianca Wallace dhe mos të ketë kontakt me asnjërin. Alice i kishte shprehur se do t’i më bënte të njëjtën gjë që Amber Heard i bëri Johnny Deep.