Vazhdojnë për të tretën ditë më radhë protestat e dhunshme në SHBA, që shpërthyen pas vrasjes së një 46-vjeçari me ngjyrë nga tre oficerë policie. Zhvillimet kanë detyruar Gardën Kombëtare Amerikanë të vendoset në qytetin Minneapolis. CNN raporton se protestuesit kanë djegur një stacion policie. George Floyd, vdiq pasi njëri nga efektivët i vendosi këmbën në fyt duke i bllokuar frymëmarrjen.