SHBA-ja vazhdon të vlojë nga protestat për vdekjen e afro-amerikanit George Floyd i cili u vra disa ditë më parë nga një ish-oficer policie pasi u kap duke bërë një pagesë me kartmonedha false.
Mbi 30 shtete kanë dalë në protesta të vazhdueshme ku disa janë të dhunshme dhe të tjera marshime paqësore. Qindra qytatar janë dhunuar nga autoritetet përkatëse që janë munduar t’i largojnë me gaz lotsjellës ndërsa shumë të tjerë u arrestuan.
Bashkëshortja e këngëtarit John Legend, Chrissy Teigen ka vendosur të bëjë pjesën e saj duke dhuruar plot 200.000 dollarë për të liruar të gjithë protestuesit e arrestuar.
Shumë personazhe të tjerë janë solidarizuar me ngjarjet e fundit duke dhënë kontributin e tyre, monetar, fizik dhe shpirtëror.