Aktualitet

Vdekja e parakohshme e Artur Zhejit, Veliaj: Ishte një intelektual i spikatur, një mendje kritike dhe një gazetar kalibri

“Një mendje kritike dhe një gazetar kalibri”, kështu e ka cilësuar Artur Zhejin kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në një reagim nga qelia, në rrjetet sociale, Veliaj i shpreh ngushëllimet familjarëve pas vdekjes së parakohshme të Artur Zhejit.

Reagimi i Veliaj:

Lajm fort i hidhur ndarja nga jeta e Artur Zhejit!

Ngushëllime familjes, të afermve, miqve e kolegëve për humbjen e rëndë të gazetarit dhe publicistit të shquar, që i dha shumë medias shqiptare nga vitet ‘90 e deri sot.

Arturi ishte një intelektual i spikatur, një mendje kritike dhe një gazetar kalibri që do t’i mungojë shumë publikut.

Prehu në paqe mik i mirë!

Gjithashtu edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta para kohe të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji.

Berisha i shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve, duke e cilësuar largimin e tij të beftë dhe të parakohshëm.

Reagimi i Berishës:

Homazh për Artur Zhejin!

Miq, gazeteri, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytë përgjithmonë.

Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve të afërmëve, unë lutem së bashku me ta që shpirti i Arturit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin.