Aktualitet

Vendimet për HEC-in në Valbonë, Gjykata e Tropojës rrëzon Apelin

Gjykata e Tropojës pengoi zbatimin e vendimit të gjykatës Administrative të Tiranës për Hidrocentralin në Valbonë. Në një vendim të paprecedentë, lejoi vijimin e punimeve. Më herët Gjykata Administrative urdhëroi pezullimin e punimeve, por kompania ndërtuese fitoi të drejtën në Gjykatën e Tropojës që të pezulloheshin veprimet e përmbaruesit.