Gossip Showbiz

Vendimi që ndryshon gjithçka? Gjykata “rrëzon” akuzat ndaj Justin Baldoni dhe lë një mister pas?

Një kthesë e fortë ka ndodhur në përplasjen ligjore mes Justin Baldoni dhe Blake Lively, pasi një gjykatë amerikane ka vendosur të rrëzojë shumicën e akuzave të ngritura nga aktorja.

Ekipi ligjor i Baldonit u shpreh i lehtësuar dhe i kënaqur me vendimin, duke theksuar se pretendimet për ngacmim seksual dhe akuzat ndaj personave të përfshirë janë hedhur poshtë pas shqyrtimit të provave dhe fakteve nga gjykata.

Vendimi i gjyqtarit Lewis Liman për të rrëzuar 10 nga 13 paditë ka ngushtuar ndjeshëm çështjen, duke lënë në fuqi vetëm disa akuza që lidhen me shkelje kontrate dhe pretendime për hakmarrje.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit ligjorë të Lively theksuan se fokusi kryesor i çështjes mbetet dëmtimi i reputacionit të saj dhe ngjarjet që, sipas tyre, kanë ndodhur në prapaskenat e xhirimeve të “It Ends With Us”.

Ky rast ka qenë gjithmonë për mënyrën se si u trajtua dhe për përpjekjet për ta diskredituar atë

-u shpreh avokatja e saj, duke shtuar se beteja ligjore është larg përfundimit.

Ndërsa palët përgatiten për gjyqin, mbetet për t’u parë nëse akuzat e mbetura do të ndryshojnë rrjedhën e kësaj historie që tashmë ka tërhequr vëmendje të madhe publike dhe mediatike.