Venezuela arreston 6 persona për atentatin e dështuar të dy ditëve më parë ndaj Presidentit Nicolas Maduro. Sipas Ministrit të Brendshëm, Néstor Reverol, nuk përjashtohet mundësia që orët në vijim të ketë arrestime të tjera. Ai tha se Karakasi ka identifikuar të gjithë ekzekutuesit dhe porositësit e sulmit me dronë të mbushur me eksploziv, brenda dhe jashtë Venezuelës. Reverol foli dhe për grumbullim të provave të rëndësishme nga kontrollet në disa hotele të kryeqytetit venezuelian Karakas.