Surprizat nga ajri nuk kanë fund për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Një tjetër surprizë ka qenë për një ndër çiftet më të famshëm në shtëpinë më të famshme të Big Brother Vip. Selin dhe Gimbo kanë marrë sot një surprizë mjaft të veçantë. Një parashutë është paraqitur për ta në shtëpinë e BBV dhe ka hedhur në oborr trëndafila.
“Sytë tuaj janë vetëm për njëri-tjetrin. Jemi me ju, vazhdoni kështu. Dashuria fiton gjithmonë”, shkruhej në parashutë.
Ndërkohë Selin dhe Gimbo janë emocionuar nga kjo dhuratë, ata i kanë dhuruar puthje dhe përqafime njëri-tjetrit. Pranë tyre ishin dhe Mateo dhe Shëndriti, të cilët i uruan për këtë surprizë dhe gëzuan së bashku me ta.