Bota

“Voltalia as” fitoi ankandin ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë

Francezja “Voltalia as” fitoi ankandin ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë. Mes 5 kompanive, plotësoi kriteret teknike e financiare, duke paraqitur ofertë 24.89 euro për megavat nga 55 euro që ishte çmimi tavan në kërkesën e paraqitur nga Ministria e Energjisë. Sipas Ministres Belinda Balluku, “Ky është rekord për parqet energjetike, pasi minimumi llogaritet 26 euro”. Investimi parashikohet mbi 110 milionë euro. Kryeministri Rama e cilësoi “ditë të mirë” për ekonominë.