“Aleksandër Vuçiç do të pranojë kompromisin në përcaktimin e kufirit me Kosovën, që Serbia të mund të plotësojë kushtin e fundit për të hyrë në BE”. Kështu shkruan “Reuters” që paralajmëron se “Presidenti pritet të arrijë autonomi më të madhe për enkllavat serbe në Kosovë, mbrojtjen e manastireve ortodokse dhe kompensime financiare për objektet energjetike e industriale që Beogradi pretendon se i ka në pronësi”. Por, Vuçiç nuk e ka të lehtë me Kishën Ort’hodokse Serbe e politikanët nacionalistë që kundërshtojnë idetë e tij.