Rajoni

Vuçiç pro ndarjes së serbëve dhe shqiptarëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se promovon politikën për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Vuçiç, po angazhohet tashmë hapur për ndarjen ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke nxitur edhe më shumë debatin në Beograd dhe Prishtinë për ndarje të Kosovës. Ndërkaq Presidenti Hashim Thaçi thotë se “nuk ka ndarje tokësore të Kosovës”, por kërkon korrigjim të kufirit.