Sport

Xavi rikthehet “në shtëpi”, konfirmohet si trajner i Barcelonës!

Ajo që flitej prej ditësh, është konfirmuar sot. Nuk ka më dyshime, Xavi Hernandez do të jetë trajneri i ri i Barcelonës. Ish mefushori spanjoll që bëri histori me skuadrën katalanase do të rikthehet sërish në shtëpi, por këtë herë si trajner.

Lajmi për arritjen e akordit është konfirmuar nga skuadra e Al Sadd, ekipi që Xavi drejton aktualisht dhe përmes një postimi në rrjetet sociale bëjnë me dije se kanë arritur marrëveshjen me Barçën.

Drejtuesit e klubit kanë paguar klauzolën e largimit prej 5 milionë euro dhe tashmë pritet zyrtarizimi nga Barcelona. Katalanasit shkarkuan Koeman pak ditë më parë dhe tashmë kanë gjetur trajnerin e ri.

https://twitter.com/AlsaddSC/status/1456574716911788035?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1456574716911788035%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fe-konfirmon-vete-klubi-nga-katari-xavi-eshte-trajneri-i-ri-i-barcelones%2F