Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Projekti i saj më i fundit muzikor është ai në bashkëpunim me Majk dhe Ghetto Geasy-n, dy reperët e grupit Babastars. “Mëkati jem” ka afro 10 milion klikime në YouTube.
E pas një pauze prej pak muajsh duket se Xhensila ka vendosur të kthehet me një projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë me dije para pak ditësh, teksa me anë të një video TikTok-u e shfaqur e veshur e tëra në ngjyrë ‘gold’ na ka paralajmëruar surprizën e radhës.
Ditën e sotme, këngëtarja me anë të një postimi të ri në Instagram, na ka treguar më shumë detaje rreth këngës së saj të re. Mendohet se titulli i këtij projekti të ri muzikor do të jetë “Lujta”. Xhensila e quan krijimin e saj të ri si një këngë ‘të artë’ ose ndryshe “Gold Song” ashtu si dhe veshja e saj e cila është ngjyrë gold dhe na ka lajmëruar se kënga do të publikohet së shpejti.
https://www.instagram.com/p/CcnkX1PIx2z/?utm_source=ig_web_copy_link
Jo vetëm një këngëtare shumë e mirë dhe e suksesshme, por Xhensila gjithashtu është një nga personazhet e famshme që eksperimentojnë dhe janë gjithmonë të kuruara kur bëhet fjalë për ‘look-un’ e tyre.
Më 1 shtator të vitit 2017 Xhensila dhe Besi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe shijuan një muaj mjalti ashtu siç ndodh vetëm në ëndrra. Ndërsa në korrik të 2018-ës, çifti u bënë prindër për herë të parë. Aktori dhe këngëtarja u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.