Gossip

Yll Limani ‘shkund’ rrjetin! Zbulon këngën që hap epokën e re, ja data që po çmend fansat!

Yll Limani ka konfirmuar zyrtarisht nisjen e një kapitulli të ri në karrierën e tij muzikore. Këngëtari njoftoi përmes rrjeteve sociale se kënga e parë e albumit të tij të dytë, e titulluar “Era”, do të publikohet më 4 dhjetor.

Artisti ndau edhe emocionin personal që e lidh me këtë projekt, duke e cilësuar si momentin e lindjes së albumit të ri.

‘Era’, kanga e parë e albumit tem të dytë del me datën 04/12. Me këtë kangë ja ka nis me marrë frymë për herë të parë ky album i ri, momenti prej të cilit krejt kjo histori ja ka nis mu shkru

-shkroi ai.

Në vijim, Limani u shpreh mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të publikut:

Faleminderit krejt juve që keni besu në mu gjatë kësaj rruge… albumi i dytë rrugës

Njoftimi ka ngjallur menjëherë reagime të shumta nga fansat, të cilët presin me entuziazëm projektin “TSN”, i paralajmëruar prej kohësh nga këngëtari.

Albumi i ri pritet të jetë një nga publikimet më të rëndësishme të fundvitit, me tinguj të freskët dhe tekste emocionale që dallojnë stilin e Limanit.

Tani, publiku numëron ditët deri më 4 dhjetor, kur “Era” do të hapë zyrtarisht epokën e re të Yll Limanit.