Këngëtari i njohur Yll Limani ka ngritur në këmbë rrjetet sociale, pasi ka shndërruar papritur llogarinë e tij në Instagram në një mister të plotë.
Ai ka fshirë të gjitha postimet, duke lënë vetëm një sfond vjollcë me inicialet “TSN”, ndërsa edhe fotoja e profilit është zëvendësuar me të njëjtin dizajn.
Lëvizja e papritur është interpretuar menjëherë si nisja e një kapitulli të ri në karrierën e tij: disa flasin për album, të tjerë për një projekt të madh vizual, ndërsa nuk mungojnë as teoritë për një ndryshim drastik në stilin e tij muzikor.
Pas disa ditësh plot hamendësime, Ylli ka hedhur “benzine në zjarrin” e kuriozitetit. Në një Instagram Story të fundit, ai ka publikuar sërish inicialet “TSN”, këtë herë të shoqëruara me një datë konkrete: 18.12.2025.
Ky detaj ka mjaftuar që fansat të futen zyrtarisht në “modalitet pritjeje”. Data 18 dhjetor po shihet si momenti kur Yll Limani do të zbulojë projektin misterioz, që shumë e quajnë tashmë “epoka TSN”.
Në rrjet po qarkullojnë dhjetëra teori:
– një album i ri konceptual;
– një projekt i madh muzikor me videoklipe të lidhura mes tyre;
– ose një rikthim me një këngë që shënon një fazë krejt të re në karrierën e tij.
Vetë artisti, ndërkohë, nuk ka dhënë ende asnjë detaj shtesë, duke e lënë pritjen të rritet edhe më shumë.
Një gjë duket e qartë: “TSN” po vjen, dhe data 18 dhjetor tashmë është shënuar në kalendar nga publiku i muzikës shqiptare.