Ditën e sotme ka hyrë Zarfi i Zi i parë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Vëllai i Madh ka dërguar Zarf të Zi për Keijsin, pasi banori ka thyer rregullat.
Sipas Vëllait të Madh, në mënyrë të përsëritur Keijsi nuk i është bindur urdhrave të Vëllait të Madh duke iu përgjigjur në mënyrë sfiduese.
Si pasojë e mosreagimit të banorëve të tjerë, ndëshkimi ka qenë kolektiv, duke iu marrë të gjitha cigaret dhe duke iu mbyllur dhomën e gjumit deri në një afat të pacaktuar.
Zarfin e Zi në shtëpi e lexoi Lore ku në të shkruhej se:
Banorë, bindja ndaj urdhrave të Vëllait të Madh është një nga rregullat themelore dhe të panegociueshme të kësaj loje. Thirrjet e Vëllait të Madh bëhen për mbarëvajtjen e shtëpisë dhe për sigurinë dhe kujdesin tuaj. Keijsi e ka shkelur këtë rregull në mënyrë të përsëritur duke refuzuat t’i bindet urdhrave dhe duke iu përgjigjur në mënyrë sfiduese Vëllait të Madh. Big Brother është një komunitet, çdo veprim individual ndikon drejtpërdrejt te bashkëjetesa, rendi dhe respekti ndaj rregullave. Mosreagimi kolektiv ndaj shkeljeve të rënda, i jep hapësirë mosbindjes dhe cënon funksionimin e të gjithë shtëpisë. Për këtë arsye përgjegjësia dhe pasojat janë kolektive. Si pasojë direkte e kësaj shkelje, të gjithë banorët duhet të dorëzojnë menjëherë të gjitha cigaret dhe dhoma e gjumit do të mbyllet deri në një njoftim të dytë. Ky vendim shërben si paralajmërim i qartë, se çdo shkelje e rregullave edhe kur kryhet nga një individ i vetëm prek të gjithë komunitetin dhe do të trajtohet me masa të forta dhe pa përjashtim.