Aktualitet

Zbulohen kriteret për shefat e rinj të shërbimeve

Zbulohen kriteret për shefat e rinj të shërbimeve në strukturat spitalore universitare. Sipas vendimit më të fundit të miratuar nga Qeveria, shef shërbimi mund të jetë edhe dikush që ka mbrojtur doktoraturën në një universitet të mjekësisë në Shqipëri, gjë e cila nuk ka qenë më parë, nëse nuk kishe titullin profesor dhe se doktoraturat duhej të ishin mbrojtur. Po kështu kriter tjetër i ri është se kandidati për shef shërbimi duhet të ketë qenë jo më pak se 8 vjet pedagog pa ndërprerje në fushën ku konkurron.