Çdo vit, ekspertë të gastronomisë dhe revista të njohura ndërkombëtare përpilojnë listat me kuzhinat më të mira në botë, bazuar në shijen, traditën dhe ndikimin global të tyre. Këtë vit, pesë kuzhina janë veçuar si më të vlerësuarat dhe të shijshmet në arenën ndërkombëtare:
1. Kuzhina italiane
Me pastat, picat, rizoton dhe përbërësit e freskët si bazë, kuzhina italiane mbetet ikonë e thjeshtësisë dhe shijes autentike. Ajo cilësohet si një nga më të dashurat globalisht.
2. Kuzhina japoneze
E njohur për elegancën në prezantim dhe përkushtimin ndaj pastërtisë dhe cilësisë. Sushi, sashimi dhe ramen janë vetëm disa nga elementet që e bëjnë unike.
3. Kuzhina franceze
Me një histori të gjatë kulinarie, kuzhina franceze përfaqëson finesë dhe teknika të rafinuara. Ëmbëlsirat klasike dhe gatimet me bazë gjalpi janë ndër më të njohurat.
4. Kuzhina meksikane
Plot ngjyra dhe shije të forta, kjo kuzhinë kombinon trashëgiminë indigjene me ndikime koloniale, duke krijuar pjata të pasura dhe të shumëllojshme.
5. Kuzhina tajlandeze
Një festë për shqisat, me balancën mes të ëmblës, të kripurës, të thartës dhe pikantes, ajo është një nga më të preferuarat për dashamirët e shijeve të forta dhe ekzotike.
Nuk mund të mos përmendim se gjithnjë e më shumë po bie në sy kuzhina shqiptare, e cila po fiton vlerësim ndërkombëtar për recetat tradicionale dhe përkushtimin ndaj produkteve vendase.
Gatime si fërgesa, byreku apo tavë kosi po zgjojnë interesin e turistëve dhe kritikëve të kulinarisë në mbarë botën.