Showbiz

Zendaya shkëlqen me unazën 200 mijë dollarëshe!

Zendaya dhe Tom Holland, të fejuar që nga Krishtlindjet pas një romance që nisi në xhirimet e “Spider-Man” në vitin 2016, janë parë së fundmi duke shëtitur në Richmond Park të Londrës.

Aktorja 28-vjeçare tërhoqi vëmendjen me unazën e saj të fejesës prej 200 mijë dollarësh, ndërsa mbante një veshje të thjeshtë, ashtu si partneri i saj 29-vjeçar.

Dyshja e famshme pritet të ribashkohet së shpejti edhe në ekran, në filmin e ri të Christopher Nolan, “Odisea”.

Tom Holland do të interpretojë Telemakun, ndërsa roli i Zendayas ende nuk është konfirmuar. Ajo është përfolur për disa role kyçe të poemës së Homerit, si Athina, Kalipso ose Nausikaja, pas pamjeve të saj gjatë xhirimeve në Itali me një fustan stil grek.

Filmi epik, me një buxhet prej 250 milionë dollarësh, po xhirohet tërësisht në teknologjinë IMAX dhe cilësohet si projekti më ambicioz i Nolanit deri tani.