Rajoni

Daçiç: Pro ndarjes së territorit të Kosovës!

Propozimi për ndarjen e territorit të Kosovës ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve është shprehje e vullnetit për gjetjen e një zgjidhjeje dhe nuk duhet interpretuar si dobësi. Kështu deklaroi sot në Beograd shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç. Ai gjithashtu tha se gjithmonë ka folur hapur për ndarjen, si zgjidhjen e vetme për Kosovën. Ndërkaq sipas tij, për Rusinë është e pranueshme çdo gjë që është e pranueshme për Serbinë.