Bota

Zjarret në Spanjë, evakuohen 3 mijë persona

Rreth 3 mijë vetë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre si pasojë e zjarreve që kanë prekur Valencian e Spanjës. Nga të dhënat paraprake rreth 2,600 hektarë pyje dhe tokë e kultivuar janë djegur. Mungesa e lagështisë së kombinuar me erën kanë komplikuar punën e zjarrfikësve. Në shërbim janë rreth 600 zjarrfikës dhe ushtarë si dhe 25 helikopterë e avionë të lehtë.