Guvernatori i Kalifornisë kërkon ndihmën e Uashingtonit për të vënë nën kontroll zjarret masivë në këtë shtet amerikan. Në kërkesën drejtuar Shtëpisë së Bardhë, Jerry Brown thekson se: “Që të luftosh këto flakë të pamëshirshme, nevojitet përpjekje gjigande”. Prej javësh, zjarrëfikësit po përpiqen të lokalizojnë 17 zjarre të mëdhenj që deri tani kanë shkaktuar 8 viktima. Përhapja e tyre rrezikon mbi 12 mijë ndërtesa, ndërsa u evakuan 18 mijë rezidentë.