Aktualitet

23 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit!

Sot është dita përkujtimore e vrasjes së liderit të dhjetorit Azem Hajdari. Por ky 23 vjetor i gjen demokratët në pikën e tyre më kritike të një përplasje të fortë mes kryetarit aktual Lulzim Basha dhe liderit historik të PD-së Sali Berisha.

Çdo vit drejtues e simpatizantë të PD-së kanë bërë homazhe në vendin ku ndodhet obelisku i Azem Hajdarit dhe shoqëruesit të tij Besim Çera që mbetën të vrarë natën e 12 shtatorit 1998 para selisë së PD-së nga një përballje me një grup të armatosur që drejtohej nga Fatmir Haklaj.

Edhe sot kjo ngjarje ka shumë dritë-hije pasi shumë rrethana mbeten të pasqaruara dhe të pazbardhura. Drejtësia nuk ka mundur të shpjegojë nëse vrasja ishte e organizuar apo momentale?

A ishte Azem Hajdari objekt i antenatit apo ra pre e një polemike momentale që degradoi në përdorim armësh?

Dokumentarë, kronika dhe investigime të shumta gazetarësh janë bërë mbi këtë ngjarje të cilën drejtësia nuk ja ka dalur të bindë në konkuzionet e saj se cili ishte shkaku, motivi dhe qëllimi i eliminimit fizik të prijësit të lëvizjes studentore të vitit 1990 në Shqipëri.