80% e shqiptarëve dëshirojnë të punojnë jashtë. Ky është përfundimi i një studimi mbi tregun ndërkombëtar të punës. Vendet e tjera të Ballkanit rezultojnë në nivel më të ulët të dëshirës për të punuar jashtë ose që aktualisht punojnë jashtë. Boston Consulting Group dhe kompania ndërkombëtare e rekrutimit The Network u bashkuan për të krijuar një nga sondazhet më të gjithëpërfshirëse të tendencave të punësimit. 366 mijë persona u anketuan në 197 vende të ndryshme të botës.