Tjetër ngjarje e rëndë rrugore. Dy të plagosur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë, është bilanci i një aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnje-Rrogozhinë në Fshatin Zhamë. Një autoveturë tip Mercedes Benz ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pjesë nënkalimi. Shkak është bërë përgjumja e drejtuesit të automjetit. E plagosur edhe një vajzë 8 vjeçare. Ndërkaq dita nisi me një aksident fatal në Autostradën Lezhë-Shkodër, ky dy të rinj humbën jetën nga përplasja e automjetit të tyre më një kamion. Shpejtësia ishte shkak i aksidentit.