Aktualitet

Aksidentoi për vdekje një person, arrestohet polici!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor Dritan Qylafin, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme/Trupë Shërbimi në Seksionin e Rendit Publik, në Komisariatin e Policisë Maliq, pranë DVP Korçë.

Qylafi është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290 të Kodit Penal. Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme rreth orës 18:00, duke drejtuar mjetin e tij (gjatë shërbimit) në aksin rrugor Maliq – Lozhan, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 67-vjeçari.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Më herët, një aksident me tre makina Opel, Mazda e Benz të përfshira në një përplasje zinxhir, me një të plagosur u shënua sot në Lungomare të Vlorës. Një shtetase e huaj mbeti e lënduar lehtë dhe për plagët e marra në pjesën e këmbës, mori trajtim spitalor. Policia e Vlorës po heton shkaqet e aksidentit.