Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Aktorja Kat Graham fejohet me regjisorin e njohur Darren Genet!

Së fundmi, aktorja e njohur Kat Graham është fejuar me regjisorin Darren Genet. Kat pranoi propozimin e regjisorit gjatë udhëtimit për ditëlindjen e tij në Meksikë disa javë më parë. Një burim për “People” se:

Kat është ‘çmendurisht’ e dashuruar dhe nuk mund të jetë më e lumtur.

32 vjeçarja filloi të takohej me Genet ndërsa ajo po luante në “The Vampire Diaries”. Cifti rrallëherë janë fotografuar së bashku jashtë dhe në tapetin e kuq, por kanë ndarë momente të romancës së tyre përmes Instagramit ndër vite.

https://www.instagram.com/p/CX6dnCOjAYr/

Kat më parë ka qenë e fejuar me aktorin Cottrell Guidry në 2012. Ata u ndanë në vitin 2014. Pas kësaj, ajo thuhet se nisi një romancë me aktorin e “Saturday Night Live”, Jay Pharaoh. Ndërsa ata u panë së bashku në një festë “SNL”, as Graham dhe as Jay nuk i konfirmuan kurrë thashethemet për romancë.