Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi tre restorante në zonat bregdetare në Vlorë dhe Ksamil për mosplotësim të kushteve. Në Vlorë ishin 2 subjekte, që kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare. Ndërsa një restoranti në Ksamil iu ndalua aktiviteti pasi se tregtonte “Dater” i njohur ndryshe edhe si “midhja hurmë” , produkt që nuk lejohet sipas legjislacionit në fuqi.