Aktualitet

AKU sekuestron 308 kg mish në Pogradec dhe Korçë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sekuestroi në Pogradec dhe Korçë 308 kg mish nga kafshë të paregjistruara dhe identifikuara që nuk i janë nënshtruar kontrollit veterinar. AKU tha se kontrolli është në vazhdën e punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore. 4 subjekte u gjobitën.