Showbiz

Aludohet se do të bëhet baba për herë të parë, flet Ledri Vula

Ditën e kaluar tabloidet u mbushën me lajmin se e dashura e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha është në pritje të ëmbël.

Spekulimet nisën pasi Sara postoi një foto me miqtë e saj në Prishtinë ku duket disi barku i saj i fryrë megjithatë kjo mund të jetë edhe një kënd i fotos që e bën të duket i tillë.

Pas lajmeve të shumta ka ardhur edhe reagimi i Ledrit i cili në një intervistë për “NIN” tha se mirëpret një fëmijë.

“Qysh të jetë e shkrume. Unë me qejfin më të madh e pres. Krejt shokët e mi janë bërë prindër. Kur i shoh që pa marrë parasysh çfarë problemesh kanë, kur kthehen te fëmijët e tyre marrin atë dashuri dhe asgjë tjetër s’ju intereson në botë. Edhe unë dua ta kem atë ndjenjë” -tha reperi duke shtuar edhe më shumë dyshimet se ai dhe Sara do të bëhen prindër për herë të parë.