Bota

Amerika kërkon të respektohen sanksionet ndaj Koresë së Veriut

Mike Pompeo paralajmëron Rusinë, Kinën e vendet e tjera, të mos shkelin sanksionet ndërkombëtare ndaj Koresë së Veriut lidhur me programin e saj bërthamor. Duke folur gjatë një Samiti për Sigurinë në Singapor, Kryediplomati i Uashingtonit vuri në dukje se “Shtetet e Bashkuara nuk tolerojnë sjellet që çojnë në dobësimin e presionit kundrejt vendit komunist”.