E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë botuesja Arlinda Dudaj, e cila ka folur më shumë mbi librin, si dhe sa lexojnë realisht njerëzit sot. Por ajo është ndalur më shumë edhe tek deklarata e modeles së “She’s On Top”, ku tha se librin e përdor si aksesor për të bërë foto të bukura në plazh…
Ronaldo: Ne kemi dhe fituesin e “Big Brother VIP 4”, Gjesti, që tha se e ka lënë shkollën… Si Gjesti mund të ketë shumë dhe përgjegjësia jonë si media mund të qëndrojë mbi faktin se këta njerëz nuk duhen përzënë?
Arlinda: Jo t’i glorifikojmë, sepse këta glorifikohen nga publiku. Se varet dhe si e marrin.
Ronaldo: Po këta njerëzx i do publiku.
Arlinda: Pikërisht, pse i do? Kjo është pyetja!